Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të presidentit amerikan, Joe Biden dhe ka theksuar se sulmet e tij ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, po ndërlikojnë përpjekjet për paqen në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Komentet e presidentit Joe Biden për Putin-in u tepruan. Ai tha se Putin duhet të rrëzohet, se ai është një kriminel lufte. Paqja me Rusinë nuk mund të arrihet në këtë mënyrë”, tha Orban në një panel diskutimi në Berlin.
Kryeministri hungarez ka rinovuar thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm. Kështu thotë Papa, kështu thotë (ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry) Kissinger, kështu thotë (filozofi gjerman, Jurgen) Habermas. Një armëpushim i menjëhershëm, pas së cilës ne mund të fillojmë negociatat”, tha Orban.
I pyetur për deklaratat e fundit nga Kievi dhe Moska, të cilat kanë pakësuar shpresat për një armëpushim, Orban tha se duhet të bëhen negociata me amerikanët.
“Nëse ka negociata ruso-amerikane, do të ketë një armëpushim”, u shpreh ai.