RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri hungarez mbështet ish-presidentin amerikan, Donald Trump

kryeministri-hungarez-mbeshtet-ish-presidentin-amerikan,-donald-trump

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka folur në mbështetje të ish-presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Në një postim në twitter, Orban foli mbi procesin gjyqësor të ish-presidentit Trump.

“Mbështetësit e luftës sulmuan Trump-in me të gjithë fuqinë e tyre”, tha Orban.

“Kjo është ajo që ju meritoni kur qëndroni në anën e paqes sot. Vazhdoni të luftoni i nderuar president, bota ka nevojë për ju, bota ka nevojë për paqe”, shtoi ai.

Kryeministri hungarez theksoi se procesi kundër ish-presidentit Trump është shqetësues.

“Sepse nëse ka dikush që mund ta ndalë luftën dhe të bëjë paqe në botën perëndimore sot, ai është ish presidenti amerikan, Donald Trump”, shkroi Orban.

Sipas tij, qëndrimi në krye të SHBA-së i dikujt që favorizon paqen është edhe në interesin e Hungarisë.

“Ata që janë pro luftës, ‘shtylla e perandorisë Soros në SHBA‘, sulmojnë Trump-in me gjithë fuqinë e tyre. Po bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar që ai të rizgjidhet”, tha ai.

Related posts

Kurti thotë se ka trefishim të numrit të veteranëve: Jam për benefite maksimale, mos ta dëmtojmë luftën çlirimtare

admin

OKB-ja: Rreth 11 milionë gra dhe vajza në Sudan përballen me pasiguri akute ushqimore

admin

Vajza e vogël nga Gaza: Derisa në botë mbahen festime, ne po hyjnë në Vitin e Ri nën bombardime

Muhamet Ramadani