RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri hungarez: Perëndimi është në favor të luftës Rusi-Ukrainë

kryeministri-hungarez:-perendimi-eshte-ne-favor-te-luftes-rusi-ukraine

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se Perëndimi është në favor të luftës Rusi-Ukrainë dhe se Hungaria është në favor të paqes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komentet e kryeministrit hungarez erdhën gjatë adresimit të tij në Asamblenë Kombëtare.

“Sot, Perëndimi favorizon luftën dhe Hungaria favorizon paqen. Ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime të paqes në vend të vazhdimit dhe thellimit të luftës”, tha Orban.

Sipas kryeministrit hungarez, lufta Rusi-Ukrainë do të zgjasë, sepse SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) mbështesin Ukrainën me armë dhe materiale, ndërsa rezervat e Rusisë janë të pakufizuara si në njerëz ashtu edhe në armë.

Orban po ashtu kritikoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe pretendoi se nëse sanksionet hiqen, çmimet e energjisë do të bien përgjysmë dhe kështu inflacioni do të ulet përgjysmë.

Sipas tij, sanksionet nuk e dëmtuan Rusinë, përkundrazi qytetarët evropianë u prekën negativisht. Ai shtoi se Rusia ka fituar 158 miliardë dollarë nga eksportet e energjisë që nga fillimi i luftës, si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë.

Me luftën Rusi-Ukrainë tashmë në muajin e shtatë, javën e kaluar Moska njoftoi mobilizimin e 300 mijë burrave të moshës 18-50 vjeç pas një sërë pengesash.

Që nga e premtja, republikat e vetëshpallura Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore, së bashku me pjesë të kontrolluara nga Rusia të zonave në Zaporizhzhia dhe Kherson, kanë mbajtur referendume për bashkimin me Rusinë. /aa

Related posts

Greqia e gatshme të vlerësojë atmosferën pozitive aktuale me Turqinë

rezart morina

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

admin

Erdoğan paralajmëron Suedinë: Përderisa lejoni djegien e Kuranit, nuk do të miratojmë anëtarësimin në NATO

admin