RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Armenisë zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian

kryeministri-i-armenise-zhvillon-bisede-telefonike-me-presidentin-e-keshillit-evropian

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Qeveria e Armenisë, thuhet se Pashinyan dhe Michel kanë diskutuar rreth përleshjeve të fundit në kufirin Azerbajxhan-Armeni.

Në deklaratë, ku theksohet se Pashinyan e informoi presidentin e Këshillit Evropian për situatën, gjithashtu thuhet se Armenia është e gatshme të bëjë përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

Në kufirin Azerbajxhan-Armeni kanë shpërthyer përleshje të ashpra mes njësive ushtarake të dy vendeve.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria armene mbrëmë ka kryer provokime të shumta në drejtimet kufitare në Dashkasan, Kelbajar dhe Lachin.

Related posts

Deri në 40 mijë përdorues të drogave në Kosovë, kryesisht grup moshat e reja

admin

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë komunikimet me partitë politike

RTI

Izraeli kërkon nga BE-ja të mos ndërhyjë në punën e brendshme të vendit

admin