RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Indisë, Modi bisedë telefonike me presidentin rus Putin

kryeministri-i-indise,-modi-bisede-telefonike-me-presidentin-rus-putin

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “India Times”, në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrisë thuhet se kryeministri Modi i ka thënë presidentit Putin se dialogu dhe diplomacia janë rruga e vetme e përparimit në çështjen e luftës Rusi-Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se liderët shqyrtuan drejtimet e ndryshme në marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë bashkëpunimin në çështjet për energjinë, tregtinë, investimet, mbrojtjen, sigurinë dhe fushat e tjera.

Dy liderët janë dakorduar të qëndrojnë në komunikim të rregullt, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se Modi ka potencuar se India pret me padurim që dy vendet të punojnë së bashku gjatë presidencës së Organizatës për Bashkëpunim të Shangait.

Related posts

Shqipëri: Kuvendi miratoi me 69 vota ligjin për kultivimin e kontrolluar të cannabis-it

admin

Italia voton! E djathta ekstreme “Fratelli d’italia” pret fitore – VIDEO

admin

Kultura e leximit në Kosovë vit pas viti po përkeqësohet

Muhamet Ramadani