Kryeministri i Jemenit, Shaya’a al-Zindani, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime urgjente dhe të forcojnë ndihmën humanitare në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Saba, al-Zindani tha se zhvendosja e popullsisë dhe nevojat humanitare po rriten, duke kërkuar një përgjigje më të fuqishme nga organizatat ndërkombëtare.
Ai i bëri deklaratat të dielën në Aden, gjatë një takimi me John Ging, këshilltar i nënsekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatorin e ndihmës emergjente. /mesazhi

