RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Libanit kërkon ndihmë nga OKB-ja për refugjatët sirianë

kryeministri-i-libanit-kerkon-ndihme-nga-okb-ja-per-refugjatet-siriane

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) për ndërhyrje para se çështja e refugjatëve sirianë në vend të dalë nga kontrolli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në agjencinë zyrtare NNA të Libanit u publikua letra që Mikati i ka drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në letrën e tij Mikati ka përmendur situatën dhe zhvillimet ekonomike të Libanit. “Libani është një vend i vogël me një sipërfaqe 10.452 kilometra katrorë dhe me një popullsi 4 milionë banorë. Sipas raportit të popullsisë është vendi që ka pranuar më shumë refugjatë në botë. Kriza ekonomike që vazhdon prej 3 vitesh në Liban, ka shtyrë nën kufirin e varfërisë 80 për qind të libanezëve”, ka theksuar Mikati.

Refugjatët sirianë kanë një kosto rreth 3 miliardë dollarë në vit për Libinë, tha Mikati i cili ka bërë thirrjen se “Për shkak të vështirësive me të cilat po lufton Libani, është e nevojshme që në çështjen e refugjatëve sirianë të ndërhyhet para se situata të dalë nga kontrolli”.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në Liban ndodhen 850 mijë refugjatë sirianë të regjistruar, ndërsa qeveria e Libanit thekson se kjo shifër është rreth 1.5 milion.

Mikat në një deklaratë më 20 qershor ishte shprehur se do të ndërmarrin hapa për largimin me rrugë ligjore të refugjatëve sirianë nga vendi nëse komuniteti ndërkombëtar nuk jep mbështetje.

Në këtë kuadër ministri libanez për të Zhvendosurit, Issam Charafeddine, më 15 gusht u takua me zyrtarë të regjimit të Asadit në Siri dhe diskutoi rikthimin e 15 mijë refugjatëve sirianë në muaj.

Related posts

Varhelyi: Propozimi i Ekipit menaxhues, pikënisje në diskutimet për Asociacionin

rezart morina

Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

admin

Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, gjobiten me nga 300 euro dy shoferë

admin