RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Libanit reagon pas sulmit në Bejrut ku u vra zyrtari i lartë i Hamasit

kryeministri-i-libanit-reagon-pas-sulmit-ne-bejrut-ku-u-vra-zyrtari-i-larte-i-hamasit

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, e ka quajtur shpërthimin në kryeqendër Bejrut “një krim” që “synon ta tërheqë Libanin në një fazë të re të konfrontimit me Izraelin”, shkruan “BBC”.

Mikati tha se “shumë janë lënduar dhe vrarë” në shpërthimin.

Sipas mediumeve shtetërore të Libanit numri i të vdekurve nga shpërthimi në jug të Bejrutit ka arritur në gjashtë. Në mesin e të vdekurve është edhe zëvendëskreu politik i Hamasit, Saleh al-Arouri.

Këshilltari i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar shpërthimin në Bejrut si “sulm kirurgjik” kundër lidershipit të Hamasit.

Duke folur për “MSNBC”, Mark Regev, ka thënë se Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Kushdo që e ka bërë duhet të jetë e qartë – nuk ishte sulm ndaj shtetit të Libanit. Kushdo që e ka bërë e ka bërë një sulm kirurgjik kundër lidershipit të Hamasit”, ka thënë Regev.

Irani ndërkohë ka thënë se vrasja e al-Arourit do të nxisë rezistencën kundër Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, ka thënë për mediumet iraniane se shpërthimi në Bejrut “padyshim do të nxisë rezistencën dhe motivin për të luftuar”.

Kanaani ka thënë se do të “inkurajohet rezistenca për të luftuar kundër Izraelit jo vetëm në territoret palestineze, por edhe në rajon”.

Irani përkrah Hamasin e po ashtu Hezbollahun në Liban.

E zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, ka thënë se forcat izraelite janë në nivel të lartë të gatishmërisë.

“IDF-ja është në nivel të lartë të gatishmërisë në gjitha fushat, në mbrojtje e sulm. Jemi në nivel të lartë të gatishmërisë në çdo skenar. Me rëndësi është të themi se jemi të përqendruar dhe do të mbesim të përqendruar në luftimin e Hamasit”, ka thënë Daniel Hagari. /koha

Related posts

Tre të vdekur dhe mbi 1.800 raste të reja me coronavirus

admin

Vdes një grua pasi goditet nga rrufeja në Prevallë

rezart morina

Aksion policor kundër FETO-s, në 16 qytete turke

admin