RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Malajzisë dënon raportimet e pasakta nga Perëndimi për Ga’zën

kryeministri-i-malajzise-denon-raportimet-e-pasakta-nga-perendimi-per-ga’zen

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, thotë se bota perëndimore duhet të ndalojë përpjekjet për të kontrolluar mediat ndërkombëtare thjesht për hir të nënvizimit të “raportimeve të pasakta” në lidhje me luftën e vazhdueshme në Gaza.

Duke inauguruar Samitin e të Gjitha Xhamive Malajziane për Al-Aksanë dhe Palestinën në Kuala Lumpur, ai theksoi se Perëndimi nuk ka nevojë t’i mësojë botës muslimane për “kuptimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, raportoi Anadolu, duke cituar Agjencinë shtetërore malajziane të lajmeve Bernama.

“Ne duhet të jemi të qartë dhe nuk mund të përcaktohemi nga vendet perëndimore që duan të fillojnë narrativën më 7 tetor”, citohet të ketë thënë Anwar.

​“Shkatërrimi i vazhdueshëm [në Palestinë] ndodhi që nga viti 1948, i ndjekur nga pushtimi i drejtpërdrejtë i Xhamisë Al-Aksa në vitin 1969. Në fakt, tani shkatërrimi vazhdon, qoftë infrastrukturor, qoftë njerëzor dhe gjenocidal. Kjo është ajo që ndodhi”, tha ai.

Related posts

Suedi: Qeveria nxjerr ushtrinë në rrugë pas konfliktit të përgjakshëm mes bandave

rezart morina

“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës” – Veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social

admin

Mesazhi nxitës i Novak Gjokoviç ngjall polemika

rezart morina