RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Malajzisë thotë se mosveprimi ndaj akteve islamofobike është “i rrezikshëm”

kryeministri-i-malajzise-thote-se-mosveprimi-ndaj-akteve-islamofobike-eshte-“i-rrezikshem”

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, dënoi “format e reja” të racizmit, stereotipet ndaj muslimanëve dhe djegien e Kuranit, duke i quajtur ato “akte të qarta islamofobike”, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e tij në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, Ibrahim tha se mosveprimi kundër akteve të tilla dërgon një mesazh “të rrezikshëm” për njerëzimin.

“Ne jemi të shqetësuar për shfaqjen e formave të reja të racizmit, të karakterizuara nga ksenofobia, profilizimi negativ dhe stereotipizimi i muslimanëve”, shtoi ai.

Kryeministri tha se veprime të tilla “kanë manifestuar në një trend alarmues të urrejtjes, intolerancës dhe akteve të dhunës kundër muslimanëve dhe gjërave të tyre të shenjta”, duke shtuar: “Ne jemi të tmerruar nga legjitimimi i këtyre akteve nën mbrojtjen me preteksin e dobët të të drejtave të njeriut”.

Duke dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Anwar bëri thirrje për negociata paqësore për t’i dhënë fund konfliktit, duke shtuar se vizioni i OKB-së po “shpërndahej” me shfaqjen e “minilateralizmit”.

Duke folur për Mianmarit, kryeministri malajzian i bëri thirrje juntës që të zbatojë Konsensusin e Pesë Pikave të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Duke premtuar se do të vazhdojë mbështetjen humanitare për Afganistanin e shkatërruar nga lufta, kryeministri u kërkoi talebanëve të ndërpresin “përjashtimin dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të flasë kundër mizorive kundër palestinezëve.

Related posts

Ushtria izraelite në ditën e parë të Ramazanit kreu bastisje në Bregun Perëndimor

admin

Nga sot nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë

admin

Kompozitori Zef Çoba pret kryeministrin e Kosovës, i dhuron Kurtit variantin origjinal të ‘N’Xhamadanin Vija Vija’

admin