RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shefi i EULEX-it për shpërthimin në veri: Tregon se sa e paqëndrueshme është situata

shefi-i-eulex-it-per-shperthimin-ne-veri:-tregon-se-sa-e-paqendrueshme-eshte-situata

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se shpërthimi i mesnatës në veri të Mitrovicës tregon se sa e paqëndrueshme është situata në atë pjesë të vendit.

Të premten, gjatë mesnatës, një granatë dore shpërtheu në “Lagjen e boshnjakëve” në veri. Për të reagoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili e lidhi shpërthimin me arrestimin e tre serbëve të dyshuar për krime lufte. Reagoi edhe ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i cili kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë.

Sipas Barbanos, incidentet e tilla tregojnë nevojën urgjente për shtensionim.

“Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe tregojnë nevojën urgjente për shtensionim. EULEX-i dënon çdo formë dhune si të papranueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Related posts

Lajmet e fundit nga Lindja e Mesme këtë mbrëmje

admin

Mijëra palestinezë protestuan kundër bastisjeve në Nablus ku forcat izraelite vranë 11 persona

Muhamet Ramadani

Izraeli nis valë të re sulmesh ajrore “të gjera” në Iran

Hevzi