RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministri i Spanjës: Ne mbështesim Serbinë në lidhje me Kosovën

kryeministri-i-spanjes:-ne-mbeshtesim-serbine-ne-lidhje-me-kosoven

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pas takimit me homologun serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se të dyja vendet janë të detyruara nga nevoja për ta respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Serbisë, transmeton B92.

Sanchez po qëndron në një vizitë zyrtare në Beograd, nga ku bëri me dije se “Spanja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krahë të Serbisë”.

“Ne do të jemi në mbrojtje të këtyre parimeve dhe gjithmonë do të mbrojmë dialogun midis palëve për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve. Megjithatë, pa dyshim, integriteti territorial duhet të respektohet”, ka thënë Sanchez.

Për këtë qëndrim të Sanchezit, Vuçiqi pati vetëm falënderim dhe mirënjohje.

“Spanja mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Unë jam mirënjohës për këtë”, u shpreh Vuçiq në një fjalim të përbashkët me kryeministrin spanjoll të premten.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Related posts

Mozambik, rritet numri i viktimave nga epidemia e kolerës

rezart morina

Izraeli ndalon 690 pacientë që të udhëtojnë jashtë vendit për trajtim

admin

Festë në rrugët e Prishtinës pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë

admin