RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri irakian mbërrin në Gjermani si pjesë e një turneu evropian

kryeministri-irakian-mberrin-ne-gjermani-si-pjese-e-nje-turneu-evropian

Kryeministri i Irakut, Ali al-Zaidi mbërriti sot në kryeqytetin gjerman Berlin për një vizitë zyrtare, si pjesë e turneut të tij të parë evropian, i cili përfshinte edhe Francën, transmeton Anadolu.

Zyra e Al-Zaidit konfirmoi mbërritjen e tij në Berlin në një deklaratë të shkurtër, pa specifikuar kohëzgjatjen e vizitës.

Është planifikuar që ai të takohet me kancelarin gjerman, Friedrich Merz për të diskutuar çështjet rajonale, ndërkombëtare dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në energji, siguri dhe transport, thuhej në një deklarate të mëparshme nga zyra e tij.

Ndalesa në Berlin vjen pasi Al-Zaidi përfundoi vizitën e tij në Paris të hënën, ku u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Kryeministri irakian filloi vizitën e tij zyrtare në Francë të dielën në fillim të turneut të tij të parë evropian që kur erdhi në detyrë në maj.

Related posts

Izolohen 1 milion njerëz në Vuhan shkaku i Covidit

admin

Modi dhe Trump diskutojnë marrëdhëniet tregtare, të mbrojtjes dhe ato energjetike Indi-SHBA

Kushtrim Guraj

Sanchez e quan “egoiste, polarizuese dhe të paligjshme” reagimin e disa qeverive të BE-së ndaj krizës në Ceuta

Irfan Jahiu