RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri irakian: Së shpejti me Turqinë do të vihen në zbatim projekte strategjike

kryeministri-irakian:-se-shpejti-me-turqine-do-te-vihen-ne-zbatim-projekte-strategjike

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia Al-Sudani tha se së shpejti me Turqinë do të vihen në zbatim projektet e reja strategjike, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për televizionin Al Jazeera, kryeministri irakian Al-Sudani lidhur me marrëdhëniet me Turqinë tha: “Me Turqinë fqinje kemi shumë partneritete dhe interesa. Ka disa probleme për çështjen e ujit dhe sigurisë por ka mundësi të mëdha për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ne i jemi mirënjohës përpjekjeve të Turqisë për të siguruar pjesën e ujit të Irakut”.

Duke bërë të ditur se dëshirojnë të ndërtojnë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë, kryeministri irakian deklaroi se “Së shpejti do të vihen në zbatim projekte të reja strategjike që do të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe”.

Më tej Al-Sudani tha se nuk do të lejojnë që Iraku të jetë fushë sulmi ndaj vendeve fqinje dhe se për garantimin e sigurisë së kufijve janë kryer punime përmes komisioneve të përbashkëta me Turqinë dhe Iranin.

Ai shtoi se dakordimi i siguruar mes Iranit dhe Arabisë Saudite është i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Al-Sudani mbrojti idenë se edhe Siria duhet të rikthehet në Ligën Arabe.

Related posts

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me dronë, pretendohen viktima nga të dyja palët

RTI

Ish-presidenti slloven: Do të ofroj plan dhe referenca për dialogun Kosovë-Serbi nëse BE më përzgjedh si ndërmjetës

admin

Qeveria: Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë

Muhamet Ramadani