Kryeministri japonez, Fumio Kishida, theksoi rëndësinë e rendit të bazuar në sundimin e ligjit, duke kujtuar vizitën e tij javën e kaluar në Ukrainë, ku Rusia vazhdon sulmet e saj, transmeton Anadolu.
Kryeministri Kishida foli lidhur me krizën Rusi-Ukrainë në video-mesazhin që dërgoi në “Samitin e 2-të të Demokracisë” të organizuar nga SHBA-ja, Kosta Rika, Holanda, Koreja e Jugut dhe Zambia.
Duke premtuar se do të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen dhe forcimin e rendit ndërkombëtar bazuar në sundimin e ligjit si kryesuesi i G7, Kishida kujtoi atë që pa në Ukrainë javën e kaluar.
“Kam parë provat e agresionit të Rusisë me sytë e mi dhe kam dëgjuar drejtpërdrejt nga ata që i kanë përjetuar këto mizori”, tha Kishida.
Në mesazhin e tij, kryeministri japonez u zotua se vendi i tij do të luajë rol në trajnimin e më shumë se 1.500 gjyqtarëve dhe zyrtarëve administrativë nga vende dhe rajone të ndryshme, veçanërisht nga Azia.
Samiti i Liderëve të G7, i organizuar nga Japonia, do të mbahet në maj në qytetin e Hiroshimës në pjesën jugperëndimore të vendit.
Prime Minister of Japan Fumio Kishida paid tribute to those who died for Ukraine.
Also, the head of the Japanese government, while visiting Buchu, said he felt great anger at the unpunished perpetrators of the killing of innocent civilians. pic.twitter.com/SKz8kOnFvc
— Eva K. (@EvaTrmx86qc7r) March 21, 2023