RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministri Kurti: Po ma kërkojnë Asociacionin në fillim

kryeministri-kurti:-po-ma-kerkojne-asociacionin-ne-fillim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për media pas takimit të zhvilluar në Bruksel.

Ai ka thënë se ka kërkuar që filliimisht të flitet për njohjen de-facto e pastaj për çështjet tjera.

“Kam propozuar një udhërrëfyes të senkuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Nuk ka mundur të ketë kompromis me një propozim me sekuencë dhe një kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia se mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje të sjellin. Kushtëzim i Serbisë se njëherë duhet të zbatohet Asociacioni dhe pastaj eventualisht mund të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes bazë”, tha ai.

Ai kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.

“Është për të ardhur keq që Lajcak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë e ka bërë në cenim të rolit të tij si lehtësuar dialogun”, tha Kurti.

Related posts

Ndihmoi vajzën të abortonte në muajin e shtatë, e pëson nëna

admin

Sulmi izraelit në Rafah/ Arrin në 45 numri i viktimave, gjysma janë fëmijë dhe gra

admin

Szunyogu te Kurti në takim lamtumirës: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

admin