Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të martën Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Sipas një njoftimi për media, në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me UNKT në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i kontribuojnë arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Detaje tjera për takimin nuk u japen.
Kujtojmë që Kurti po vazhdon të mbajë takime të rëndësishme për vendin.
The post Kryeministri Kurti takoi Koordinatoren Rezidente të OKB-së në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.