RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Kryeministri pakistanez: 15 Korriku pasqyron vendosmërinë e kombit turk për mbrojtur demokracinë

kryeministri-pakistanez:-15-korriku-pasqyron-vendosmerine-e-kombit-turk-per-mbrojtur-demokracine

Udhëheqësit pakistanezë me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar përsëritën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për Turqinë dhe popullin turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, në një deklaratë në Twitter tha se 15 korriku do të mbahet mend si shprehje e besimit të palëkundur të popullit turk në udhëheqjen e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Sharif theksoi se 15 Korriku pasqyron vendosmërinë e kombit turk për të mbështetur dhe mbrojtur demokracinë.

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan uroi presidentin Erdoğan dhe popullin turk për 15 Korrikun – Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, në postimin e tij në Twitter. “15 Korriku 2016 përkujtohet si dita kur presidenti Erdoğan me mbështetjen e popullit turk e mposhti përpjekjen për grusht shteti kundër tij”, shkroi Khan.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit u përsërit solidariteti i pafund dhe mbështetja e fortë për Türqinë dhe popullin turk.

Në deklaratë thuhet se lufta heroike e popullit turk kundër tentativës së pabesë të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 tregoi se me unitet, guxim, vendosmëri dhe përkushtim, kombet mund të kapërcejnë të gjitha vështirësitë.

Duke theksuar se marrëdhëniet midis Tirqisë dhe Pakistanit janë të bazuara në një trashëgimi të përbashkët fetare, kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore, thuhet se marrëdhënia strategjike shumë-planëshe mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet me vendosmërinë e fortë të lidershipit politik të të dyja palëve.

Related posts

Ushtarët izraelitë plagosën 13 palestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Petkoviq mundohet ta sulmojë Kurtin pasi ky s’u ftua nga SHBA në takim për Asociacionin

admin

Një grua ka rënë nga Ura e Fshajt në Gjakovë

admin