RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Kryeministri palestinez akuzon Izraelin për “përdorimin e trupave të palestinezëve në laboratorë mjekësorë”

kryeministri-palestinez-akuzon-izraelin-per-“perdorimin-e-trupave-te-palestinezeve-ne-laboratore-mjekesore”

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka akuzuar Izraelin se “konfiskon dhe përdor në laboratorë mjekësorë trupat e palestinezëve që ka vrarë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtayyeh foli në takimin javor të kabinetit të qeverisë së Palestinës në Ramallah, ku ai tha se, “Terrorizmi okupues (Izraeli) nuk i jep fund krimeve që kryen kundër popullit tonë. Numri i dëshmorëve që janë vrarë me plumbat e pushtuesve që nga fillimi i vitit e deri më tani ka arritur në 78, përfshirë 15 fëmijë”.

Duke akuzuar Izraelin për “përdorimin e trupave të dëshmorëve” palestinezë që mbahen në laboratorët mjekësore të universiteteve, Shtayyeh tha se, “Autoritetet okupuese (Izraeli) duke mbajtur trupat e dëshmorëve (palestinezë) rrisin edhe më shumë dhimbjen e atyre që janë në zi. Sipas atyre që kemi mësuar, këto trupa përdoren nëpër laboratorë në fakultetet e mjekësisë të universiteteve izraelite në kundërshtim të hapur me të drejtat e njeriut, vlerat, parimet dhe etikën shkencore”.

Kryeministri palestinez u bëri thirrje edhe universiteteve ndërkombëtare që të bojkotojnë universitetet izraelite që kanë rol në shkeljet e kryera kundër trupave të konfiskuar.

Ndër të tjera, Shtayyeh bëri thirrjen që “qeverisë izraelite t‘i bëhet presion që t‘i japë fund shkeljeve ndaj trupave të palestinezëve dhe të lënë të lirë të gjithë trupat që posedon dhe në këtë mënyrë familjet të mund t’u japin lamtumirë denjësisht të afërmve të tyre që kanë vdekur”.

Sipas Hussein Shujaiyya, kordinatorit të Fushatës Kombëtare Palestineze, e cila zhvillohet për kthimin e trupave të palestinezëve, thuhet se që nga viti 2015 e deri më sot nga Izraeli janë konfiskuar 104 trupa. Po ashtu 256 trupa ndodhen në varrezat e posaçme të emëruara si “varrezat me numra”.

Forcat izraelite të sigurisë në përgjithësi konfiskojnë trupat e palestinezëve që humbin jetën në bastisjet që kryejnë ose në sulmet e kryera nga palestinezët. Këto trupa ndonjëherë u dorëzohen familjeve pas disa muajsh.

Related posts

Izraeli bombardon xhaminë më të vjetër dhe më të madhe të Gazës

rezart morina

1 në 4 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore në Evropë është i mitur

admin

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

rezart morina