RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

1 në 4 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore në Evropë është i mitur

1-ne-4-viktima-te-trafikimit-te-qenieve-njerezore-ne-evrope-eshte-i-mitur

Një raport i organizatës “Save the Children” ka zbuluar se një në katër viktima të trafikimit të qenieve njerëzore në Evropë është i mitur.

Një raport i tillë është publikuar më 27 korrik me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qënieve , shkruan Schengen Visa Info.

Sipas të dhënave, një e katërta e 14,000 rasteve të identifikuara tashmë kanë të bëjnë me të mitur, të cilët janë kryesisht të bllokuar në rrjetet e prostitucionit.

Numri i të miturve që kanë humbur jetën mbetet i lartë, pasi trafikimi i qenieve njerëzore në Evropë krijon të ardhura prej rreth 29.4 milionë euro , duke sugjeruar se kjo është arsyeja kryesore që të miturit vazhdojnë të jenë viktima të trafikimit.

Në Itali, numri më i madh i personave të shfrytëzuar ishin nga Nigeria, Pakistani, Maroku, Gambia dhe Bregu i Fildishtë. /euronews

Related posts

Gaza, 152 të vrarë gjatë korrikut, bilanci më i lartë mujor këtë vit

admin

Kosovë, digjen dy kamionë në veri që ishin vendosur si barrikada

admin

Tërmet me magnitudë 6,4 godet Baculin në Filipine, nuk lëshohet paralajmërim për cunami

RTI