RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri polak bën thirrje për dialog me presidentin ukrainas mes mosmarrëveshjes për një njësi ushtarake

Kryeministri Donald Tusk bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta “përpara se emocionet të shkatërrojnë solidaritetin” mes Polonisë dhe Ukrainës

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës lidhur me vendimin kontrovers të Kievit për të emërtuar një njësi ushtarake sipas Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA), një forcë nacionaliste përgjegjëse për masakrimin e dhjetëra mijëra polakëve etnikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Tusk u bëri thirrje publikisht presidentit polak Karol Nawrocki dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy që të zhvillojnë “një bisedë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë përpara se emocionet të shkatërrojnë solidaritetin që lindi përballë kërcënimit rus”.

“Bashkëpunimi është në interes të të dy shteteve dhe kombeve tona, ndërsa konflikti i shërben interesave të Moskës. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë ne”, shkroi ai në platformën amerikane të mediave sociale X.

Më 26 maj, presidenti ukrainas Zelenskyy nënshkroi një dekret që i jepte një njësie të operacioneve speciale titullin e nderit “Heronjtë e UPA-së”, duke e përshkruar vendimin si pjesë të përpjekjeve për të rikthyer traditat historike të forcave ushtarake kombëtare të Ukrainës.

Ky veprim shkaktoi menjëherë zemërim në të gjithë spektrin politik polak.

Nawrocki njoftoi planet për të kërkuar heqjen e “Urdhrit të Shqiponjës së Bardhë”, dekoratës më të lartë shtetërore të Polonisë, që iu dha Zelenskyyt pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në vitin 2022.

Related posts

Ermal Meta, misioni si artist dhe njeri

Kushtrim Guraj

Pavarësisht luftës, qyteti ukrainas pret 30 000 pelegrinë hebrenj

Muhamet Ramadani

Sulmi me 4 të plagosur në Sidnei, policia australiane konfirmon se ishte ‘akt terrorist’

admin