RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

kryeministri-rama-merr-pjese-ne-konferencen-nderkombetare-per-luften-kunder-antisemitizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Izrael ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Kryeministria e Shqipërisë, Rama iu adresua me një fjalë konferencës e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

“Më herët, Kryeministri Rama theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, duke theksuar se ky qëndrim buron nga vlerat më të thella humane dhe historike të popullit shqiptar. Gjatë periudhës më të errët të historisë evropiane, Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë e përndjekur, duke i mbrojtur ata pa dallim, në frymën e besës dhe solidaritetit njerëzor”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Rama ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke shkruar se ishte “I ftuar nderi në Konferencën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe i pranishëm në themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite”.

Në kuadër të konferencës në fjalë, Rama zhvilloi një vizitë punë në Izrael, ku u takua me zyrtarë të lartë të vendit dhe mbajti një fjalim në Parlamentin e Izraelit (Knesset).

Related posts

Sekretari amerikan Rubio ngre pyetje rreth NATO-s gjatë luftës me Iranin

admin

Ushtria amerikane konfirmon sulmin ndaj rebelëve Houthi në Jemen: U goditën 15 objektiva

admin

“Më jep një dozë të madhe ketamine dhe ma bëj gati vaskën”- Fjalët e fundit të yllit të “Friends” për ndihmësin e tij! Tre gjilpëra në 6 orë! Çfarë u zbulua nga dosja hetimore

admin