RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

kryeministri-rama-propozon-ndryshime-ne-kabinetin-qeveritar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar ndryshime në kabinetin qeveritar dhe drejtimin e Kuvendit, raporton Anadolu.

Ndryshimet u prezantuan nga Rama gjatë punimeve të sotme të kongresit të partisë që ai drejton, Partisë Socialiste të Shqipërisë, mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në postin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë është propozuar Elisa Spiropali, e cila aktualisht është ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Spiropali zëvendëson në këtë post Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje si kryeparlamentare më 26 korrik.

Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, është propozuar ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në Qeverinë e Shqipërisë. Në postin e ministrit të Brendshëm është propozuar Ervin Hoxha.

Ministër i Financave është propozuar Petrit Malaj, i cili do të zëvendësojë në këtë post Ervin Meten.

Në postin e ministrit të Mbrojtjes është propozuar drejtori aktual i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vëngu, i cili do të zëvendësojë Niko Peleshin.

Propozimet mbi ndryshimet në kabinetin qeveritar duhet të dekretohen nga presidenti Bajram Begaj dhe votohen në Kuvendin e Shqipërisë. Pas votimit në Kuvend dhe pas ceremonisë së betimit, ministrat e rinj do të marrin zyrtarisht detyrën.

Related posts

Kryediplomati i BE-së, Borrell do të vizitojë Libanin

admin

Presidenti Erdogan sinjalizon reformën kushtetuese për Turqinë

RTI

Mijëra palestinezë që punojnë në Izrael dalin në grevë, nuk duan t’i kalojnë pagat në banka

admin