RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri Rama takon në Bruksel presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

kryeministri-rama-takon-ne-bruksel-presidentin-e-keshillit-evropian,-antonio-costa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, transmeton Anadolu.

Rama po qëndron për vizitë në Bruksel, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE-së.

Në një njoftim nga Kryeministria e Shqipërisë thuhet se në nisje të agjendës, kryeministri Rama u prit në një takim nga presidenti i KE-së, Antonio Costa.

Theksohet se Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual” dhe mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Profesori shqiptar sulmohet nga policia malazeze, reagojnë autoritetet

Muhamet Ramadani

Alarmi i OBSH: Gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope deri në vitin 2050

Muhamet Ramadani

Dhuroi 51 dollarë për një organizatë ukrainase, dënohet me 12 vjet burgim shtetasja amerikano-ruse

admin