RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri Rama vizitë pune në Izrael, pritet nga kryeministri Netanyahu

kryeministri-rama-vizite-pune-ne-izrael,-pritet-nga-kryeministri-netanyahu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, Rama po zhvillon një vizitë pune në Kuds në Izrael.

Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Rama do t’i drejtohet sot me një fjalë seancës plenare në Knesset (Parlamenti izraelit).

Gjatë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni zyrtar.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama u ndalën në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor Nova gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.

Rama në vizitën e tij gjatë periudhës 25-27 pritet të takohet me zyrtarë të ndryshëm në vend.

Related posts

Putin përgatit tërheqjen ruse nga marrëveshja për kontrollin e armëve

admin

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë

admin

Trump: SHBA-ja do të përdorë fondet iraniane për të blerë grurë, sojë dhe misër amerikan për Iranin

Hevzi