RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri spanjoll, Perdo Sançez: Maqedonia e Veriut një hap drejt integrimit të plotë në BE

kryeministri-spanjoll,-perdo-sancez:-maqedonia-e-veriut-nje-hap-drejt-integrimit-te-plote-ne-be

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez, deklaroi se është i lumtur që më në fund u debllokua procesi i fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai tha se për Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë dhe BE-në, ky veprim është shumë i rëndësishëm, raporton Shenja.

“Maqedonia e Veriut është në Evropë, si gjeografikisht ashtu edhe historikisht. Tani jeni një hap drejt realizmit të synimit tuaj. Arsyeja e dytë është agresioni ndaj Ukrainës dhe sipas vlerësimit tim, kjo na ka bërë më të bashkuar si asnjëherë më parë. Demokracia dhe paqja që janë të rëndësishëm për paqe dhe bashkëjetesë dhe këto vlera e bëjnë kontinentin e Evropës më të drejtë dhe më të fuqishëm”, tha Perdo Sançez, kryeministër i Spanjës.

Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme të jenë pjesë e kësaj bashkësie, pra të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë, por se Spanja e ka përkrahur Maqedoninë e Veriut, dhe se do të vazhdojë edhe më tej ta përkrah vendin në realizimin e reformave, drejt integrimit të plotë të vendit në BE.

Sipas tij çdoherë vlen të jesh pjesë e projektit evropian siç është Bashkimi Evropian.

Related posts

FOTO/ Bomba amerikane e Luftës së Dytë Botërore shpërthen në aeroportin japonez, anulohen mbi 80 fluturime

admin

Presidenti Iz’raelit viziton Shqipërinë javën e ardhshme

rezart morina

Ulutas takohet me Admiralin e NATO-s Stuart Munsch, flasin për sigurinë në Kosovë

rezart morina