RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri spanjoll premton mbështetje të plotë për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE

kryeministri-spanjoll-premton-mbeshtetje-te-plote-per-procesin-e-anetaresimit-te-turqise-ne-be

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha sot se i ka premtuar presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan se vendi i tij do të kontribuojë në procesin e pranimit të Turqsië në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu.

Në një konferencë shtypi në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius, Sanchez tha se gjatë takimit të tij me Erdoğanin, ai është zotuar se gjatë kryesimit të Spanjës me BE-në, do të përpiqet të avancojë çështjet me interes për Turqinë që kanë të bëjnë me pranimin e saj në bllok.

“…Duhet të shohim saktësisht se si mund të ndërmarrim hapa përgjatë këtyre muajve në mënyrë që Turqia të ndihet më afër dhe jo më larg”, tha ai.

Ai shtoi se Spanja “ka mbajtur gjithmonë qëndrim pozitiv” ndaj dy prioriteteve kryesore të Turqisë– liberalizimit të vizave dhe përditësimit të bashkimit doganor.

Si mbajtës i presidencës së radhës të Këshillit të BE-së, ai deklaroi se i ka thënë presidentit turk se Spanja “do të përpiqet të ndihmojë që këto dy çështje të shkojnë përpara”.

Kryeministri spanjoll vlerësoi “marrëdhëniet e privilegjuara dhe strategjike” midis Spanjës dhe Turqisë.

Related posts

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve në këtë mëngjes në Palestinë

admin

Osmani: Autoritetet e Kosovës të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare

rezart morina

Një grua shpëtohet në Turqi pas 222 orëve nën rrënojat e një ndërtese

rezart morina