RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministrja finlandeze bën testin për drogë

kryeministrja-finlandeze-ben-testin-per-droge

Kryeministrja e Finlandës ka thënë se ka kryer një test droge, pasi disa pamje u publikuan që tregonin lideren duke vallëzuar me një ylli të popit finlandez.

Sana Marin u kritikua këtë javë pas publikimit të videos ku shihej duke festuar, ndërsa disa politikanë thanë se ajo duhej të testohej për substanca narkotike, raportoi BBC të premten.

Në një konferencë, Marin tha se ajo bëri testin dhe rezultatet pritet të dalin javën e ardhshme.

Ajo përsëriti se nuk ka marrë asnjëherë drogë.

“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. As në adoleshencë nuk kam përdorur ndonjë lloj droge”, tha Marin.

Gazetarët e pyetën nëse kryeministrja do të ishte e aftë të merrte vendime qeveritare nëse do të ishte e nevojshme.

“Mendoj se aftësia ime për të funksionuar ishte shumë e mirë. Nuk kishte asnjë takim kur po festoja”.

“Besoj se njerëzit e kuptojnë që koha e lirë dhe puna mund të ndahen”, tha Marin. /koha

Related posts

Shtohen kompanitë turke në TOP 100 e firmave në industrinë e mbrojtjes

admin

MAShTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria mesatare 50.75 për qind

admin

Rifillon mësimi në shkollën e dëmtuar nga lufta në Idlib të Sirisë dhe rindërtuar me mbështetjen e Turqisë

admin