RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne jep dorëheqje

kryeministrja-franceze-elisabeth-borne-jep-doreheqje

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne dha dorëheqje, transmeton Anadolu.

Borne u takua më herët me presidentin Emmanuel Macron në pallatin presidencial Elysee në Paris, njoftoi e përditshmja Le Figaro.

Sipas të njëjtit burim, Borne paraqiti dorëheqjen e saj.

Macron postoi një mesazh në X duke falënderuar Borne-n për përpjekjet e saj “shembullore” si kryeministre e Francës.

Borne u emërua kryeministre në maj 2022 dhe largimi i saj vjen pas miratimit të një ligji të ashpër dhe të diskutueshëm të emigracionit në fund të vitit të kaluar.

Ditët e fundit janë shtuar pritshmëritë që Macron do të riorganizojë kabinetin e tij.

Related posts

Përdoruesit izraelitë të mediave sociale kanë filluar ta tallen me vuajtjet e Gazës

admin

Kryetari i sapozgjedhur i Nju-Jorkut, Mamdani, do të bëjë betimin mbi Kuran

admin

“Black out” i sistemeve të IT, Microsoft: Ndërprerja e CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje Windows! Po punojmë për t’i rikthyer plotësisht në punë

admin