RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeparlamentari Gashi në Doha: Maqedonia e Veriut dhe Katari kërkojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor

kryeparlamentari-gashi-ne-doha:-maqedonia-e-veriut-dhe-katari-kerkojne-thellimin-e-bashkepunimit-kulturor

Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në margjinat e Forumit të Dohas ka zhvilluar një takim me kryetaren e Muzeve dhe Trashëgimisë Kulturore të Katarit, Sheikha Al-Mayassa bin Hamad bin Khalifa Al Thani, transmeton Anadolu.

Siç njofton kabineti i kryeparlamentarit, Gashi në takim theksoi se e vlerëson lart vizionin e Katarit për zhvillimin dhe promovimin e kulturës, vlerave muzeale dhe trashëgimisë kulturore.

“Kjo mund të përbëjë një urë të fortë lidhëse mes popujve tanë, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut është e pasur me trashëgimi kulturore dhe historike dhe njëkohësisht është e hapur për bashkëpunim, shkëmbim të njohurive dhe qasje moderne në mbrojtjen, digjitalizimin dhe prezantimin e kulturës”, tha Gashi.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se avancimi i bashkëpunimit mund të vazhdojë në fushën e industrisë së filmit, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut ka një skenë filmike dinamike dhe të njohur ndërkombëtarisht.

“Besohet se mund të hapen mundësi të rëndësishme bashkëpunimi me institucionet dhe festivalet e filmit në Katar përmes produkcioneve të përbashkëta, festivaleve të filmit, shkëmbimit të profesionistëve dhe mbështetjes për regjisorët dhe producentët e rinj. Duke kombinuar potencialin krijues të të dy vendeve, mund të krijohen projekte që do të tërheqin vëmendje ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftimin e kabinetit të kryeparlamentarit.

Gashi ndodhet në Katar për të marrë pjesë në edicionin e 23-të të Forumin e Dohas që po mbahet këto dy ditë me moton “Drejtësia në veprim: Përtej premtimeve për progres”.

Related posts

Presidenti iranian: Teherani nuk do të angazhohet në bisedime nën presion apo bllokadë

Hevzi

Debati presidencial në SHBA, si renditen Kamala Harris dhe Donald Trump në sondazhe pak para përballjes së tyre të parë

admin

Të paktën 6 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në afërsi të Marokut

admin