RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeparlamentari iranian: Përfundimi i luftës në Liban, po aq i rëndësishëm sa përfundimi i luftës me Iranin

kryeparlamentari-iranian:-perfundimi-i-luftes-ne-liban,-po-aq-i-rendesishem-sa-perfundimi-i-luftes-me-iranin

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, tha të mërkurën se përfundimi i luftës në Liban është po aq i rëndësishëm për Teheranin sa përfundimi i luftës në Iran, sipas agjencisë së lajmeve ISNA, transmeton Anadolu.

Duke folur në Sesionin e 20-të të Konferencës së Unionit Parlamentar të Shteteve Anëtare të OIC-ut (PUIC) në Baku të Azerbajxhanit, Qalibaf tha se “armëpushimi dhe përfundimi i luftës në Liban është po aq i rëndësishëm për ne sa armëpushimi dhe përfundimi i luftës në Iran”.

Konferenca katër-ditore, e cila filloi të hënën, ka mbledhur më shumë se 400 delegatë nga shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Vërejtjet e Qalibaf vijnë ndërsa Irani vazhdon negociatat me SHBA-në në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit, i cili përfshin dispozita që lidhen me përfundimin e operacioneve ushtarake në të gjithë rajonin, përfshirë Libanin.

Memorandumi, i nënshkruar elektronikisht nga Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hyri në fuqi më 18 qershor. Neni i parë i tij thotë se Irani, SHBA-ja dhe aleatët e tyre përkatës angazhohen për ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 4.100 njerëz dhe kanë plagosur mbi 12.000 të tjerë që nga 2 marsi, sipas shifrave zyrtare libaneze.

Izraeli vazhdon të pushtojë zona në Libanin jugor, disa të mbajtura për dekada dhe të tjera të marra gjatë luftës 2023-2024.

Related posts

Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Muhamet Ramadani

Dështon arritja e marrëveshjes për kufizimin e çmimit të gazit në samitin jozyrtar të BE-së

admin

Siri, të paraburgosurit arratisen nga burgu në zonën e kontrolluar nga SDF në Halep

admin