RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeparlamentari Peleshi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

kryeparlamentari-peleshi-takon-raportuesin-per-shqiperine-ne-parlamentin-evropian

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka zhvilluar sot një takim me raportuesin e Përhershëm të Parlamentit Evropian (PE) për Shqipërinë, Andreas Schieder, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE, arritjet për vijimin e reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kryetari Peleshi nënvizoi rritjen e rolit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit dhe vijimin e negociatave, nëpërmjet përmirësimeve ligjore e strukturore, për rritjen e funksionit legjislativ dhe mbikëqyrjes parlamentare, me fokus të veçantë përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se u theksua mbështetja e gjerë popullore dhe nevoja e rëndësia e konsensusit politik e parlamentar dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta për integrimin evropian.

“Në fokus të diskutimit ishte edhe përparimi në përmbushjen e kritereve të kapitujve 23 dhe 24, liria e medias, forcimi i institucioneve të pavarura dhe ndjekja nga Kuvendi e rekomandimeve të Komisionit Europian për vitin 2025. U vlerësua qasja e bazuar në rezultate dhe rëndësia e zbatimit në praktikë të reformave transformuese”, thekson njoftimi.

Sipas Kuvendit, Peleshi vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë”.

Ndërkohë, Schieder riafirmoi angazhimin për ta mbështetur avancimin në vend, sipas njoftimit, nëpërmjet rritjes së ndërveprimit të Parlamentit Evropian me Kuvendin e Shqipërisë.

Raportuesi i Përhershëm i PE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder po zhvillon një vizitë në Shqipëri, në kuadër të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve.

Related posts

Studim: 94 për qind e shteteve konsumojnë ushqim të tepërt

Muhamet Ramadani

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, të paktën 47 palestinezë të vrarë gjatë bombardimit të shtëpive civile

Muhamet Ramadani

Seanca në OKB/Osmani i përgjigjet Vuçiç: Pretendimet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, false dhe të pabaza!

admin