RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut zhvillon takon homologun e tij turk në Ankara

kryetari-i-gjykates-kushtetuese-te-maqedonise-se-veriut-zhvillon-takon-homologun-e-tij-turk-ne-ankara

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, ka zhvilluar një takim pune në Ankara me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Kadir Ozkaya, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e drejtësisë kushtetuese, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, gjatë takimit u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy gjykatave përmes intensifikimit të komunikimit, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aktivitetet e ardhshme në kuadër të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese (BCCF), si dhe për mundësitë e afirmimit të mëtejshëm ndërkombëtar të këtij forumi në prag të kongreseve evropiane dhe botërore të gjykatave kushtetuese.

Gjatë takimit, Kostadinovski e informoi homologun e tij turk për sfidat aktuale me të cilat përballet Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aktivitetet që institucioni po ndërmerr në drejtim të rritjes së transparencës, hapjes ndaj publikut dhe luftimit të dezinformatave, lajmeve të rreme dhe manipulimeve që lidhen me punën e gjykatës.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Gjykatës Kushtetuese të Turqisë dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) për mbështetjen e vazhdueshme që i ofrojnë Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se për Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të veçantë mbështetja për modernizimin, transparencën dhe zhvillimin institucional të saj.

Sipas njoftimit, takimi është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërkombëtar, avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me institucionet homologe dhe afirmimin e rolit të saj në nivel ndërkombëtar.

Related posts

Dy të vdekur dhe 1440 raste me COVID-19 të enjten në Kosovë

admin

Siguria në shkollat e Kosovës shqetësuese – ekspertët tregojnë çfarë duhet ndërmarrë

admin

Organizatat bamirëse të Gazës mbledhin donacione për fëmijët në Turqi, Siri

admin