RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryqi i Kuq Holandez paralajmëron se El Nino kërcënon sigurinë ushqimore dhe furnizimet me ujë në mbarë botën

kryqi-i-kuq-holandez-paralajmeron-se-el-nino-kercenon-sigurine-ushqimore-dhe-furnizimet-me-uje-ne-mbare-boten

Kryqi i Kuq Holandez ngriti alarmin se moti ekstrem i lidhur me fenomenin El Nino që po afrohet mund të kërcënojë sigurinë ushqimore dhe të shkaktojë mungesa uji në mbarë botën, transmeton Anadolu.

“Moti ekstrem gjithmonë godet më së shumti njerëzit që kanë më pak. … Ata së shpejti do të goditen tre herë më fort nga thatësirat, përmbytjet ose nxehtësia ekstreme. Kjo vetëm rrit rrezikun e mungesës së ushqimit dhe sëmundjeve”, tha Harm Goossens, drejtori i Kryqit të Kuq Holandez, në një deklaratë me shkrim.

Goossens vuri në dukje se thatësira mund të çojë në dështim të korrjeve dhe rritje të çmimeve të ushqimit, ndërsa gjithashtu shkakton pasiguri të rëndë ushqimore në Sudan, Sudanin e Jugut dhe në Lindjen e Mesme.

“Duke vepruar më herët, ne parandalojmë shumë vuajtje dhe në fund të fundit, ndihma është më e lirë dhe më efektive”, shtoi ai.

Goossens theksoi nevojën për të vepruar në kohë për të parandaluar që moti ekstrem të shndërrohet në një katastrofë të madhe humanitare. “Përfitimi më i madh është në përgatitje”, shtoi Goossens.

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi së fundmi se ekziston një probabilitet prej 80 për qind që El Nino të shfaqet gjatë periudhës qershor-gusht, ndërsa mundësia që të vazhdojë të paktën deri në nëntor arrin në rreth ose mbi 90 për qind.

Related posts

U zhdukën pas motit të keq, gjenden të pajetë 4 turistë në Mont Blanc! Ja cili dyshohet të jetë shkaku i vdekjes

admin

Situatë e qetë në veri të Kosovës pas arrestimit të të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

admin

Gjermania, vendi i dytë në botë pas SHBA-së që pranon emigrantë! Si po ecën integrimi i refugjatëve në vend, mbështetje e gjerë për mësimin e gjuhës

admin