RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

KSHZ-ja shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, Siljanovska-Davkova zyrtarisht presidente e shtetit

kshz-ja-shpall-rezultatin-perfundimtar-te-zgjedhjeve,-siljanovska-davkova-zyrtarisht-presidente-e-shtetit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Maqedonisë së Veriut ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave Gordana Siljanovska-Davkova është zgjedhur zyrtarisht presidente e vendit me një shumicë prej 561 mijë votash kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski i cili grumbulloi 251.899 vota, transmeton Anadolu.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, udhëhoqi seancën e komisionit zgjedhor ku njëzëri u miratua procesverbali për rezultatin përfundimtar të votimit. Dashtevski njoftoi se Siljanovska-Davkovës në hapësirat e KSHZ-së do t’i ndahet certifikata e zgjedhjet për presidente të shtetit dhe për inaugurimin e ardhshëm në hapësirat.

Kreu i KSHZ-së njoftoi se nuk ka pasur ankesa për procedurën e përmbledhjes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, që po ashtu u mbajtën më 8 maj, ka pasur nëntë ankesa nga Koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE-ja, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga Partia e Majtë (Levica).

Në zgjedhjet presidenciale të 8 majit, në bazë të procesverbaleve të këshillave zgjedhor dhe komisioneve komunale zgjedhore, KSHZ-ja konstatoi se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ishte 1.814.317, nga të cilat 861.218 fletëvotime ishin të pashfrytëzuara, 812.899 të vlefshme dhe 48.289 të pavlefshme, respektivisht përqindja e votimit ishte 47,47 për qind.

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të dorëzojë raport në Kuvend për caktimin e seancës për inaugurimin e presidentes së re, e cila sipas njoftimeve do të mbahet nesër në mesditë.

Siljanovska-Davkova duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Mandati i presidentit aktual Pendarovski skadon nesër.

Related posts

Krasniqi e Hamza shtrojnë iftar për Tërnavën e bashkëpunëtorët e tij nga BIK-u

rezart morina

Komshiq nga sot është kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës

admin

Erdoğan: Të mbrosh Jerusalemin do të thotë të mbrosh njerëzimin, paqen

admin6