85 trupat shqiptare, 5 prej tyre vullnetare, të nisura në Turqi si pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit u kthyen sot në atdhe.
Në aeroportin e Stambollit autoritetet kishin organizuar një ceremoni për t’ju shprehur mirënjohjen për ndihmën që dhanë për të kërkuar për të mbijetuar në zonën e Malatjasë, një nga më të prekurat nga goditja shkatërruese sizmike.
Kolonel Elton Reso veç vështirësive me të cilat u përballen ekipet shqiptare në këto operacione, flet dhe për emocionet që përjetuan kur arritën të gjejnë mes rrënojave dhe shumë të mbijetuar.
“Ka qenë një kënaqësi mjaft e madhe që shpëtuam jetën e një fëmije rreth 4-5 vjeç”, tha ai.
Konsullja jonë në Stamboll, Blerta Kadsadej, ndalet dhe tek ndihma financiare që dha qeveria për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmeti.
“Është një ndihmë pak a shumë modeste në shifër, por me emër shumë të madhe e dhënë nga një popull mik”, u shpreh konsullja.