RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kthehet në funksion blloku B-2 i KEK-ut

kthehet-ne-funksion-blloku-b-2-i-kek-ut

Koroporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se është kthyer në funksion blloku B-2 dhe A-3.

Në njoftim thuhet se njësia prodhuese B-2 tashmë është duke prodhuar rreh 260 MW/h, po ashtu ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3 e cila është rikthyer në prodhim me kapacitet 130 MW/h raporton teve1.info

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h. Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h”, thuhet në njoftim e KEK-ut.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h”, thuhet më tej.

Related posts

Mbi 1870 biznese të huaja u regjistruan në Kosovë për një vit

admin

Diaspora pret deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, kolona në tri pikat kufitare

admin6

Qeveria merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”…, do të regjistrohen me RKS

admin