RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuba dhe Kolumbia kundërshtojnë sulmet ushtarake të raportuara të SHBA-së në Venezuelë

kuba-dhe-kolumbia-kundershtojne-sulmet-ushtarake-te-raportuara-te-shba-se-ne-venezuele

Liderët e Kubës dhe Kolumbisë kanë kundërshtuar raportimet për sulme ushtarake të SHBA-së në Venezuelë, transmeton Anadolu.

“Kuba denoncon dhe kërkon një reagim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar kundër sulmit kriminal të SHBA-së ndaj Venezuelës”, tha presidenti kuban Miguel Díaz-Canel në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Ai tha se rajoni po “sulmohet brutalisht” dhe e quajti këtë “terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelas dhe kundër Amerikës Sonë”.

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, shprehu gjithashtu shqetësim për raportimet mbi shpërthime dhe aktivitet ajror të pazakontë në Venezuelë, si dhe për përshkallëzimin e tensioneve që ka rezultuar.

Ai hodhi poshtë “çdo veprim të njëanshëm ushtarak që do ta përkeqësonte situatën ose do të vinte në rrezik popullsinë civile”.

Venezuela akuzoi SHBA-në për sulme ndaj objektivave civile dhe ushtarake në Karakas dhe qytete të tjera. Duke cituar zyrtarë amerikanë, Fox News raportoi se ushtria amerikane ka sulmuar Venezuelën, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Washingtoni.

Ministri venezuelas i Punëve të Jashtme, Yvan Gil, tha se vendi “refuzon, dënon dhe denoncon agresionet jashtëzakonisht të rënda ushtarake”.

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, nënshkroi dhe urdhëroi zbatimin e një dekreti që shpall Gjendje të Trazirave të Jashtme në të gjithë territorin kombëtar.

Related posts

Putin sulmon Perëndimin nga Forumi Ekonomik i Shën Petersburgut: Elitat evropiane po shkaktojnë kaos, duan që të përfshijnë edhe vende të tjera!

admin

LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

Muhamet Ramadani

Zjarri në qendrën logjistike në Korenë e Jugut vihet nën kontroll

RTI