RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuleba: Na jepni avionë F-16, pasi Rusia duhet ndalur

kuleba:-na-jepni-avione-f-16,-pasi-rusia-duhet-ndalur

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për furnizimin me më shumë armë për ushtrinë ukrainase, përfshirë avionët luftarakë, tip F-16.
”Rusia nuk do të ndalet derisa të ndalet”, deklaroi ai në X.

”Komuniteti global duhet të fokusohet në detyrimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, pra në armatosjen e Ukrainës, përfshirë F-16, për të mbyllur qiellin, dhe zbatimin e Formulës së Paqes të Ukrainës[[, theksoi Kuleba në llogarinë e tij në X.

Ndërkohë, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia e ka goditur sërish vendin e tij me një breshëri sulmesh raketore.

”Alarmet ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin dhe një gositje që synonte Zaporizhian, në uzinën ‘Motor Sich’, tha Zelensky në videon e tij të transmetuar në mbrëmje në Kiev.

Ai nuk tha nëse ajo është dëmtuar apo jo.

”Motor Sich” konsiderohet prodhuesi më i rëndësishëm i Ukrainës i motorëve të avionëve dhe helikopterëve dhe turbinave me gaz.

Zelensky tha se rajoni i Khmelnytskyi ishte gjithashtu i goditur, por nuk dha më shumë detaje.

“Disa nga raketat u rrëzuan. Falë luftëtarëve tanë të mbrojtjes ajrore”, tha kreu i shtetit.

Sipas raportit, Rusia gjuajti edhe një herë raketat ”Kinschal” dhe raketat ”Kalibr” në drejtim të Ukrainës. /atsh

Related posts

Të enjten në Bruksel, takimi i kryenegociatorëve për dinarin serb

admin

Benzina e Marokut shkruan histori në Kupën e Botës për futbolliste

rezart morina

Me pranga në duar dhe i mbështjellë me qese mbeturinash, zbardhet misteri i 50-vjeçarit që u gjet i vdekur! Çfarë shkruhej në letrat që iu zbuluan në xhep

admin