RTV AHIRETI
Kuzhinë

Kungulleshat e përgatitura në një mënyrë më ndryshe: Kafshata të shkëlqyeshme krokante dhe të shijshme!

kungulleshat-e-pergatitura-ne-nje-menyre-me-ndryshe:-kafshata-te-shkelqyeshme-krokante-dhe-te-shijshme!

Version pak më i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm i kungulleshave të skuqura

Receta me të cilën do të kënaqeni me perime edhe ata të cilët nuk e duan posaçërisht.

Përbërësit:

– 2 kungullesha të madhësisë mesatare (rreth 350 gramë);
– 1 vezë e madhe;
– 50 gramë djathë të fortë të grirë në rende;
– 70 gramë thërrmija buke;
– 1 thelb hudhre të grirë imët;
– piper sipas shijes.

Përgatitja:

Furrën e shporetit nxeheni në 200 gradë.

Në tepsi qitni letër për pjekje.

Kungulleshat lani, qëroni dhe ngrini trashë në rende, kulloni tepricën e ujit. Shtoni vezën, djathin, thërrmijat e bukës, hudhrën dhe qitni piper sipas shijes.

Me lugë të vogël qitni tretjen “për një kafshatë” në letër për pjekje, formoni pak dhe piqni derisa të skuqen, pastaj rrotulloni kungulleshat në anën tjetër dhe mbani në furrë derisa të piqen mirë.

Koha e tërësishme e pjekjes është 20 apo 25 minuta.

Shërbeni të ngrohta. /Telegrafi/

The post Kungulleshat e përgatitura në një mënyrë më ndryshe: Kafshata të shkëlqyeshme krokante dhe të shijshme! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Tufahie: A ka ndonjë prej jush që nuk e pëlqen këtë ëmbëlsirë

admin

Patate të pjekura me jogurt: Shtojcë që do ta bëni bashkë me çdo ushqim!

rezart morina

A e dini se çfarë është lëngu i kuq që prodhon bifteku, përgjigjja do të befasojë të gjithë

RTI