RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kur kryeqyteti i Ortodoksisë botërore ngjan me një metropol musliman

kur-kryeqyteti-i-ortodoksise-boterore-ngjan-me-nje-metropol-musliman

Pamje mbresëlënëse nga falja e Fitër Bajramit në Moskë

 

Moska është kryeqytet i Ortodoksisë botërore, por kur vijnë Bajrame ngjan si të jetë një metropol musliman. Kjo, për shkak të masivitetit të faljeve aty, pra në zemrën e botës ortodokse.

Dhe kjo pamje befasuese u shfaq dhe në Fitër Bajram të premten, ku mijëra muslimanë u falën në xhaminë qëndrore të kryeqytetit rus.

Pamjet tregojnë mijëra njerëz që qëndrojnë krah për krah në lutje, duke reflektuar kuptimin e thellë shpirtëror të ditës.

Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi, me një numër të vlerësuar ndjekësish prej më shumë se 15 përqind të popullsisë së vendit.

Myslimanët rusë vijnë nga një sërë prejardhjesh të ndryshme etnike, duke përfshirë Kaukazin e Veriut dhe republikat e Vollgës të Tatarstanit dhe Bashkortostanit.

Nga ana tjetër, Putin sado autokrat, ndaj popullsisë muslimane është përpjekur të tregohet luajal. Por kjo vlen vetëm nëse nuk i cenohet pushteti apo interesat e tij.

Si shembull, kjo dashamirësi nuk u pa në Çeçeni dekada më parë. /tesheshi

Related posts

Hungaria zotohet të kundërshtojë planin e BE-së për të hequr gradualisht karburantin rus

RTI

Zyrtarët policorë marrin disa dokumente në MINT, largohen nga objekti

Muhamet Ramadani

Pamjet e turpshme nga Izraeli që po trondisin botën: cili është fati i aktivistit shqiptar nga Vlora?

admin