RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kur të gjithë po i kthehin shpinën një maskarai në OKB, kush ishte një tjetër maskara që dëgjonte maskarallëqe nga podiumi?!

kur-te-gjithe-po-i-kthehin-shpinen-nje-maskarai-ne-okb,-kush-ishte-nje-tjeter-maskara-qe-degjonte-maskaralleqe-nga-podiumi?!

Vuçiç, midis të paktëve që dëgjuan fjalimin e Netanyahut, sivëllait të tij gjenocidal

Të enjten, më 24 shtator, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti me vendosmëri lëvizjet e Izraelit në Lindjen e Mesme në Kombet e Bashkuara, duke u përpjekur të kundërshtonte izolimin e tij ndërkombëtar në rritje.

Ndërsa Netanyahu iu afrua foltores, dhjetëra diplomatë u larguan nga seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shenjë proteste. Netanyahu e quajti largimin e tyre aktin e “frikacakëve moralë”.

Në fjalimin e tij, ai sulmoi posaçërisht kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, i cili e quajti atë “kriminel lufte”, edhe pse ai nuk ka vrarë askënd, ndryshe nga Netanyahu që i ka duart me gjak. Ai gjithashtu sulmoi ashpër udhëheqësit e Evropës Perëndimore, duke pretenduar se ata i ishin nënshtruar një “turme antisemite”. Ai akuzoi Katarin dhe Turqinë se përhapin, siç tha ai, gënjeshtra për Izraelin, edhe pse vetë bota e ka të qartë tashmë se përveçse një shtet kriminal është po ashtu një shtet gënjeshtrash të ndyra.

Po kush ishte ndër të paktët që dëgjoi maskarallëqet e një maskarai si Netanyahu?

Ishte sivëllai i tij gjenocidal, Vuçiç.

Presidenti serb ndoqi personalisht fjalimin e kryeministrit izraelit në OKB-së, ndërsa dhjetëra diplomatë u larguan në mënyrë demonstrative nga salla në shenjë proteste kundër politikave izraelite.

 

Vendimi i Vuçiç për të qëndruar në sallë ishte veçanërisht i dukshëm në kontekstin e marrëdhënieve të ngushta mes tyre. Kanali Clash Report në platformën X, i cili mbulon luftërat, çështjet e sigurisë dhe gjeopolitikën, publikoi konkretisht një video të reagimit të Vuçiçit ndërsa delegatët largoheshin nga salla.

Serbia ka thelluar bashkëpunimin me Izraelin vitet e fundit, përfshirë edhe në industrinë ushtarake. Vetëm pak ditë para seancës së OKB-së, Vuçiç hapi një strukturë për montimin e dronëve izraelitë të destinuar për ushtrinë serbe dhe për eksport.

Dhe për ironi, në të njëjtën linjë po ecën dhe Shqipëria, me Edi Ramën që është shndërruar në një vasal të padurueshëm të Izraelit, duke ia bërë dhe më shumë gropën Shqipërisë. Pse? Sepse s’mund të ketë tjetër rezultat nëse vendos të bashkëpunosh e të kesh miq kryezullumqarët e botës e të historisë. Edhe dhe ligj hyjnor që dështimi dhe poshtërimi do të të ndjekë nga pas, siç dhe po ndodh.  /tesheshi

Related posts

Sot 27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, Kurti: U ndal gjenocidi dhe iu hap rrugë lirisë së Kosovës

admin

Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas njoftimit për bllokadë ndaj Iranit

Hevzi

Mbi 780 mijë kolonë izraelitë jetojnë në 592 vendbanime dhe pika ilegale në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani