RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kursk, fronti i ri në lu’ftën Rusi-Ukrainë

kursk,-fronti-i-ri-ne-lu’ften-rusi-ukraine

Një front i ri është hapur në luftën Rusi-Ukrainë për shkak të sulmit gjithëpërfshirës që ushtria ukrainase filloi duke hyrë më 6 gusht në rajonin Kursk në jug të Rusisë, raporton Anadolu.

Konfliktet mes dy palëve në luftën Rusi-Ukrainë janë zhvendosur në territoret jugore të Rusisë. Lufta e cila po vazhdon prej dy vitesh e gjysmë rreth rajoneve Donetsk dhe Luhansk, si dhe përreth qyteteve Kherson dhe Zaporizhzhia, është intensifikuar kohët e fundit në kufirin e Rusisë, në veri të Ukrainës.

Sulmet nga distanca të ushtrisë ukrainase në rajonet kufitare Belgorod dhe Kursk të Rusisë si dhe infiltrimi i herëpashershëm në territorin rus shkaktoi që të dyja palët të përcaktojnë strategji të reja.

Teksa Rusia mori masa të reja në rajon përballë kësaj situate, ajo hyri në Ukrainë dhe mori kontrollin e disa vendbanimeve për të krijuar një zonë tampon në drejtim të Kharkiv-it. Edhe Ukraina dërgoi gjithashtu trupat e saj të saporikuperuara në rajonet Sumy dhe Kharkiv në veri, si dhe armët dhe pajisjet ushtarake të ardhura nga vendet perëndimore.

Ndërkohë që po ndodhnin të gjitha këto zhvillime, në orët e mëngjesit të 6 gushtit një njësi e ushtrisë ukrainase e përbërë prej qindra personash, kaloi kufirin me tanke dhe mjete të blinduara dhe hyri në rajonin Kursk të Rusisë. Ushtarët ukrainas që përparonin në Rusi përmes vendbanimeve Nikolayevo-Daryino dhe Oleshnya, filluan përleshjet me ushtrinë ruse.

Edhe pse nga burimet ruse dhe ukrainase ka informacione shumë të kufizuara për situatën në Kursk, sipas informacioneve në median sociale, ushtria ukrainase është futur 15 kilometra brenda kufijve të Rusisë. Pretendohet se përleshjet mes trupave ukrainase dhe trupave ruse vazhdojnë të ashpra në një vijë fronti prej 10 kilometrash, duke përfshirë vendbanimet Sudzha dhe Korenevo në rajon.

Pretendohet se në përleshje që të dyja palët kanë pësuar humbje. Në deklaratën e zyrtarëve rusë pretendohet se që nga fillimi i sulmeve e deri më tani kanë vdekur 660 ushtarë të ushtrisë ukrainase. Ndërsa nga Ukraina nuk është bërë ndonjë deklaratë për këtë çështje.

Sipas informimit nga zyrtarët rusë, trupat ukrainase kanë hyrë në rajon me rreth 1.000 ushtarë, ndërsa deri më tani Ukraina ka humbur 82 automjete të blinduara, përfshirë tanke.

Për të parandaluar ardhjen e përforcimeve të trupave ukrainase, avionët luftarakë rusë kryen sulme ajrore në Basovka, Juravka, Yunakovka, Belovodya, Kyanitsa, Korchakovka, Novaya Seç, Pavlovka dhe Gorodishche në rajonin Sumy të Ukrainës.

Në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Shëndetësisë njoftohet se nga sulmi i ushtarëve ukrainas, në rajon janë plagosur 31 persona, mes tyre 6 fëmijë.

Në deklaratën e bërë nga Prefektura Rajonale e Kurskut thuhet se kanë humbur jetën 4 persona.

Për shkak të përleshjeve mes forcave ushtarake ruse dhe ukrainase, në rajonin Kursk është shpallur situatë emergjence.

Civilët që jetojnë në rajonin kufitar Kursk i cili u sulmua, po evakuohen në rajone të tjera. Sipas deklaratës së autoriteteve lokale, nga rajoni janë evakuuar aktualisht 3 mijë persona. Për të evakuuarit janë krijuar qendra të akomodimit të përkohshëm në zonat larg kufirit. Në këto qendra janë vendosur rreth 1500 persona. Në rajone të ndryshme të Rusisë organizohen fushata ndihme për civilët.

Related posts

Cili është njeriu më i mirë në histori, e pranon edhe Google…

admin

Shokon Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

admin

Dërgesat e mërgatës tejkalojnë shifrën e 1.3 miliardë eurove

rezart morina