RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirohen politikanët serbë që u arrestuan tek Ura e Ibrit

lirohen-politikanet-serbe-qe-u-arrestuan-tek-ura-e-ibrit

Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe janë liruar pas intervistimit në stacionin policor, ka konfirmuar Policia e Kosovës të enjten pasdite.

Sipas Policisë, Arsenijeviq e Vellkoviq u ndaluan nga Policia pasi penguan punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “Severna Brigada” e të tjera, të cilat ishin në shesh afër urës.

“Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione. Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona. Personat e shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit janë liruar”, thuhet në njoftim.

Dhjetëra serbë u mblodhën para stacionit policor në Mitrovicë si shenjë pakënaqësie për ndalimin e Arsenijeviqit dhe Vellkoviqit.

Related posts

Demokratët në SHBA-së nisin hetime ndaj FIFA-s për korrupsion të dyshuar dhe lidhje me Trumpin

Kushtrim Guraj

​Hovenier: Jemi krenarë që mbështesim Kosovën

Muhamet Ramadani

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Hevzi