Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”.
Në një fjalë rasti ai tha se se para 25 vite më parë, populli i Kosovës po përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit.
“Mbi 13 mijë të vrarë, mes tyre 1 mijë fëmijë. Kosova ishte mbushur me varre, e shumë kufoma ishin fshehur në varreza masive në Serbi… Tani që po bëhen 25 vite nga lufta është koha që diskutimet dhe hulumtimet tona të shkojnë në secilën herë të bëhen më shkencore”, deklaroi Kurt