RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Jemi përgatitur për një dimër pa probleme energjetike

scholz:-jemi-pergatitur-per-nje-dimer-pa-probleme-energjetike

Kancelari Olaf Scholz u përpoq të siguronte gjermanët se qeveria e tij e kishte përgatitur vendin për një krizë të mundshme energjetike këtë dimër, pavarësisht gabimeve në këtë çështje dhe tensioneve midis tre partive të koalicionit të qeverisë së tij.

Duke folur gjatë bisedimeve të kabinetit në Meseberg, në veri të Berlinit, ai la mënjanë shqetësimet se Gjermania do të përballet me mungesa të rënda energjie pas reduktimit të furnizimeve me gaz rus.

‘’Mund të thuhet me gjithë besimin se Berlini ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do të bëjë më shumë për të qenë në gjendje të kapërcejë këtë dimër dhe dimrin e ardhshëm,” theksoi Scholz.

Objektet e depozitimit të gazit janë mbushur më mirë se sa pritej tani për tani, tha ai.

Perspektivat pozitive erdhën pas javësh përplasjesh midis Social Demokratëve të Scholz (SPD), të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë Liberalë në veçanti për çmimet e energjisë dhe rritjen e kostos së jetesës, me ministrin e ekonomisë të të Gjelbërve, Robert Habeck nën presion të mëtejshëm.

Udhëheqësit e SPD dhe FDP ishin dukshëm më pak të favorshëm ndaj Habeck, duke e akuzuar atë se nuk e bënte punën e tij me zell të mjaftueshëm.

Ndërkohë, Scholz do të duhet të gjejë një linjë të përbashkët për një paketë të re masash për të ndihmuar qytetarët të përballojnë koston më të lartë të jetesës. /atsh

Related posts

IHH-ja në zonat e prekura nga tërmetet vepron me mbi 7 mijë aktivistë

admin

Drejtori Simnica vizitoi Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë

rezart morina

Gjermania do të lëshojë viza urgjente për të prekurit nga tërmetet

admin