RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Afrim Bunjaku zbuloi veprimtarinë më të re të agresionit të Serbisë

kurti:-afrim-bunjaku-zbuloi-veprimtarine-me-te-re-te-agresionit-te-serbise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në akademinë përkujtimore në një vjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka thënë se ai është hero, sepse zbulojë metodën më të re të agresionit të Serbisë.

Duke folur për karrierën e tij si polic dhe veprimin e tij në natën e 24 shtatorit, Kurti tha se Bunjaku ra dëshmorë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Rreshteri Afrim Binjaku vdiq në krye të detyrës duke rënë dëshmor në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe duke u kthyer në një hero të vendit e popullit tonë. Afrim Bunjaku është hero sepse në kohën e vet në funksionet e tij , zbuloi veprimtarinë më të re të agresionit që ka paramenduar, financuar dhe organizuar një shtet që nuk i përket paqes, sigurisë dhe progresit, por përherë agresionit, konfliktit dhe luftës”, tha Kurti, raporton teve1.info

Kurti duke komentuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës për 45 personat e grupit terrorist në krye me Milan Radoiçiqin, tha se kjo aktakuzë është edhe një denoncim i një tentative të dështuar të një akti terrorist të Serbisë.

“Aktakuza e ngritur ndaj tij nuk është vetëm një kusht juridik dhe një përpjekje për drejtësi por dhe një denoncim ndaj një tentative të dështuar në trajtën e një terrorizmi shtetëror të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës. Serbia duhet të përgjigjet sepse është përgjegjëse për sulmin në Banjskë”, tha Kurti.

Related posts

Ukrainë, kapet një grup agjentësh rusë që planifikonin sulme terroriste në Kiev

admin6

Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe

rezart morina

Prezantohet legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve, parashihen dy provime

admin