RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti, ambasadorëve të akredituar: Kosova në takimin e Ohrit, ishte konstruktive, por jo edhe Serbia

kurti,-ambasadoreve-te-akredituar:-kosova-ne-takimin-e-ohrit,-ishte-konstruktive,-por-jo-edhe-serbia

Me ftesë të tij, kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Siç njoftohet, në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Related posts

Forcat izraelite arrestojnë një të ri pas rrethimit të një shtëpie në Nablus

admin

Kosova në rrugën drejt anëtarësimit, a e ka Asociacioni “çelësin” e Këshillit të Evropës?

admin

“Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Rusi, i pritshëm”- Putin president edhe për 6 vite të tjera, analiza e DW: Njerëzit s’kishin alternativë

admin