RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Arrestimi i tre policëve na detyron ta rrisim kontrollin kufitar

kurti:-arrestimi-i-tre-policeve-na-detyron-ta-rrisim-kontrollin-kufitar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se cenimi i sovranitetit të territorit të Kosovës dhe rrëmbimi i policëve e detyron shtetin e Kosovës që ta rris kontrollin kufitar, raporton teve1.info

Përmes një konference për medie, Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor nga Serbia.

Derisa kërkoi edhe nga faktori ndërkombëtar që të bëjë trysni për një gjë të tillë.

“Cenimi na detyron që ta rrisim kontrollin kufitar. Synimi ynë është siguria. Ne edhe njëherë e kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer dhe kërkojmë nga ndërkombëtarët që të bëjnë trysni në Beogradin zyrtar për lirimin e tyre”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrime në apetite dhe tha s enjë veprim i tillë nuk e befason.

“Ajo që është e çuditshme është toleranca e ndërkombëtarëve e cila kërkon pretekste për eskalim të situatës. Rrëmbimi i zyrtarëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe e freskët e saj”, u shpreh Kurti.

Related posts

Shërbimi Sekret amerikan emëron drejtorin e ri, ja kush do ta ushtrojë detyrën pas largimit të Kimberly Cheatle

admin

Ukrainë, aktivizohen alarmet për sulme ajrore në pjesën qendrore dhe lindore

admin

Franca mund të furnizoj Ukrainën me avionë luftarakë, SHBA-ja thotë jo

admin