RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Astrit Dehari është aktivist që nuk shuhet kurrë

kurti:-astrit-dehari-eshte-aktivist-qe-nuk-shuhet-kurre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të shtunën homazhe pranë varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij.

Të pranishëm në homazhe ishin figura të larta të partisë, familjarë e aktivistë të VV-së.

Nga aty, Kurti e kujtoi Deharin, që e quajti aktivist që nuk shuhet kurrë.

“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astri Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër ashtu siç Astriti e kishte Vetëvendosjen në zemër. Dhe sot Astrit e Arbënori janë të varrosur pranë njëri-tjetrit dhe në këtë gjashtëvjetor të vdekjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit, vizituam familjen e tij dhe vendosëm lule të freskëta te varri i tij. Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë dhe i cili na bën që ne t’ia përkujtojmë rrugën për të ardhur deri këtu”, u shpreh Kurti, raporton EO.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjegjësinë kryesore për moszbardhjen e vdekjes së Deharit e mban Prokuroria.

“Sot jemi këtu për të përkujtuar aktivistin tonë, Astrit Dehari, një aktivist shembullor, i cili dha gjithçka që vetëm Kosova të jetë një vend i jetueshëm e ku ka drejtësi, barazi. Në fakt do të donim drejtësi për Astritin, por që fatkeqësisht atë nuk e kemi dhe sigurisht përgjegjësinë kryesore e mban Prokuroria, sepse ajo është përgjegjëse për hetimin e rrethanave të vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë ajo.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Teksa Prokuroria atë kohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

Related posts

Lajçak pas takimit me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

admin

Gjatë bastisjes në Jenin vritet një ushtar izraelit

admin

Belgjikë, hyn në fuqi java me 4 ditë pune

admin